Superbook App Icon
Superbook App
Open in the Superbook app
Skip to main content
Të gjitha episodet

Darka e fundit

Superlibri Episodi 110
Krisi bëhet krenar sepse grupi i tij muzikor është ftuar në një konkurs të ngjashëm me "Akademia e Yjeve" të quajtur Grupi më i Mirë në Botë. Për ta zgjidhur këtë problem, SUPERLIBRI i çon fëmijët në Jeruzalem dhe prej Jezusit mëson që, megjithëse ishte i famshëm, Ai u përul dhe i shërbeu të tjerëve. Gjatë Darkës së Fundit, grupi në fund kthehet në shtëpi dhe Krisi ka një ndryshim rrënjësor në sjellje.

Pyetje dhe Përgjigje të Ngjashme

Çfarë thotë Bibla mbi përulësinë?

Ndonjëherë është e vështirë të mos jeni krenar, veçanërisht kur njerëzit vënë në dukje gjërat në të cilat jeni të zotë. Tek 1 Pjetrit 3:8, Pjetri i inkurajon të gjithë të krishterët të “mbajnë një qëndrim me përulësi”. Përulësia është një karakteristikë ose vlerë që e kënaq Perëndinë. Zemërkrenari është i neveritshëm për Të (Fjalët e Urta 16:5). Te Luka 18:14 Jezusi tha që kush përulet do të lartësohet. Te Romakët 12:3, ju inkurajoheni "të mos mendoni më lart sesa duhet të mendoni”. Mos u shtirni dhe mos u përpiqni të tregoni se jeni më të mirë se të tjerët.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Si duhet të sillemi në kishë dhe në praninë e Perëndisë?

Njerëzit që besojnë tek Jezusi quhen “kisha” e Tij, dhe Perëndia premton të jetë i pranishëm në frymë kudo ku kisha e Tij mblidhet. Shpesh ne zgjedhim vende të veҫanta dhe ndërtesa ku kisha mund të mblidhet dhe të adhurojë Perëndinë -- këtë vend e quajmë gjithashtu, “kishë”!

Si të krishterë, ne mund të respektojmë dhe nderojmë Perëndinë me ato që themi dhe me mënyrën se si sillemi. Në një vend adhurimi, ne tregojmë respekt duke e trajtuar hapësirën si një “shtëpi të Perëndisë. “(Por mos harroni: Perëndia nuk jeton në ndërtesë; Ai jeton në popullin e Tij!) Disa nga njerëzit në Bibël që përjetuan praninë e Perëndisë në një mënyrë të veçantë ishin Moisiu (Eksodi 3), Pali (Veprat 9:3-8) dhe 5,000 në Pentekoste (Veprat 2).

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

A duhet ti japim Perëndisë më të mirën nga jeta jonë?

Gruaja mëkatare e përdori enën me parfum të shtrenjtë për të "vajosur" Jezusin para se të varrosej (Luka 7:44-48). Disa dishepuj menduan se ishte një humbje parash (ia vlente sa rroga e një viti!), por ajo i dha një dhuratë të çmuar Jezusit. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa t'i japim Perëndisë më të mirën nga jeta jonë. Nderojeni Atë dhe vendoseni të parin në gjithçka që bëni (Fjalët e Urta 3:9)

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Çfarë na treguan jeta dhe fjalët e Jezusit për t'i shërbyer të tjerëve?

Kur Jezusi bëri punën e shërbëtorit duke larë këmbët e dishepujve, Ai na dha një shembull për t'iu shërbyer të tjerëve pa egoizëm. Në vend që të përpiqemi dhe të jemi "të parët", Jezusi dëshiron të sillemi ndryshe. Ai mëson se “ata që [t] janë më të mëdhenjtë midis jush duhet të marrin gradën më të ulët dhe udhëheqësi duhet të jetë si një shërbëtor” (Luka 22:26). Dhe një nga urdhërimet që na jep është: “Ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.” (Gjoni 13:15).

Shërbimi shpesh kërkon sakrificë. Kur Jezusi vdiq në kryq për ne, Ai kreu sakrificën përfundimtare. Tek Mateu 20:28 Jezusi tha: “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.”.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Përse të krishterët marrin Darkën e Shenjtë?

A keni harruar ndonjëherë diçka? Njerëzit shpesh harrojnë. Ne harrojmë gjërat e mira që ata bëjnë për njëri-tjetrin – dhe ndonjëherë harrojmë gjërat e mira që Perëndia ka bërë për ne. Duke përdorur bukën dhe verën, Jezusi na dha diçka që na ndihmon të kujtojmë vdekjen e Tij sakrifikuese. Kishat e krishtera e festojnë Darkën e Zotit gjatë shërbesave për t'ju bindur urdhërimit të Jezusit për "të përkujtuar" Atë (1 Korintasve 11:24-25).

Kujtojeni dashurinë e Perëndisë dhe sakrificën e Jezusit sa herë të mundeni. Mësoni përmendësh dhe mbani mend Gjonin 3:16: "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme."

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju
Professor Quantum looking into camera
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.