Skip to main content

 

 

Politika e Privatësisë

CBN është i angazhuar për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe kontrollin e duhur të çdo informacioni personal që ne marrim nga ju. Kjo Politikë e Privatësisë për Fëmijë plotëson Politikën tonë të përgjithshme të Privatësisë duke ofruar masa shtesë të privatësisë për fëmijët që vizitojnë faqen e internetit të Superbook Kids, në përputhje me Aktin për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve ("COPPA"). COPPA kërkon që ne të informojmë prindërit dhe kujdestarët ligjorë (në tekstin e mëtejmë "prindërit") rreth mënyrës se si CBN mbledh, përdor dhe zbulon informacionin personal nga fëmijët nën moshën 13 vjeç, dhe që ne të marrim pëlqimin e prindërve kur mbledhim informacion personal të identifikueshëm të fëmijëve nën moshën 13 vjeç. Praktikat tona të mbledhjes së informacionit përshkruhen më poshtë. Ne i inkurajojmë këta "fëmijë" që, para se të fusin informacione në faqet e internetit, t'i kontrollojnë ato me prindërit dhe i inkurajojmë prindërit të diskutojnë me fëmijët e tyre kufizimet që kanë të bëjnë me dhënien online të informacioneve personale ndaj personave që nuk i njohin.

Çfarë Lloj Informacioni Mblidhet?

Faqja e internetit të Fëmijëve të Superlibrit kërkon mbledhjen minimale të informacionit të vizitorëve tanë. Në mënyrë që një fëmijë të regjistrohet në faqen e internetit të Fëmijëve të Superlibrit, ne marrim prej tij vetëm emrin, datëlindjen, adresën e e-mailit të prindit, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Datëlindja kërkohet me qëllim që të vërtetohet mosha e vizitorit. Ky lloj informacioni mblidhet në mënyrë që fëmija të mund të marrë pjesë në aktivitete, të luajë lojërat online dhe të ketë të shënuara rezultatet, pikët e grumbulluara dhe çmimet. Adresa e e-mailit merret me qëllim që prindërit të njoftohen menjëherë mbi regjistrimin e fëmijëve të tyre nën moshën 13 vjeçare, mbi përdorimin e herë pas hershëm të faqes së internetit dhe mbi informacionet për karakteristikat e azhornuara dhe ndryshimet, të zhvillojnë konkurse dhe lojëra online ose të ofrojnë aktivitete të tjera online. Ne nuk mund të kushtëzojmë pjesëmarrjen e një fëmije në aktivitetet tona online nëse marrim më shumë informacione nga sa nevojitet zakonisht. Edhe fëmijët mund të na dërgojnë e-mail ose të na telefonojnë dhe të komunikojnë me një nga këshilltarët e trajnuar të lutjes, gjë e cila do kërkojë dhënien e adresës së e-mailit ose numrin e telefonit që ai ose ajo përdor.

Miratimi Prindëror

Kur fëmijët kërkojnë një llogari në faqen e internetit të Superbook Kids, ne u dërgojmë prindërve një email me një lidhje që mund të përdoret për të krijuar një llogari fëmije duke specifikuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për llogarinë e fëmijës. Nëse prindi krijon një llogari për fëmijë, ai jep pëlqimin dhe bie dakord që është e pranueshme që fëmija të regjistrohet, të marrë pjesë në konkurse ose llotari Superbook, të krijojë një avatar dhe emër përdoruesi të personazhit vizatimor të shikueshëm publikisht që shfaqet në vende të tilla si faqet e profilit të llogarisë dhe tabelat e renditjes së lojërave, si dhe të kontaktojë ekipin e Superbook për lutje ose mbështetje teknike. Nëse një prind krijon ose lejon regjistrimin ose hyrjen, fëmija do të jetë në gjendje të vazhdojë me të gjitha aktivitetet e tilla të përshkruara në këtë politikë pa njoftim ose pëlqim të mëtejshëm prindëror. Prindërit do të njoftohen duke përdorur adresën e email-it të dhënë gjatë regjistrimit nëse fëmija i tyre fiton një konkurs ose llotari. Nëse prindi dëshiron të marrë çmimin, ai duhet të japë adresën e tij/saj për dorëzimin e çmimit.

Si Mund të Shfaqen Të Dhënat

Përgjithësisht CBN nuk ia bën të ditur palëve të treta informacionin personal identifikues që fëmijët nën moshën 13 vjeçare japin, me përjashtim të rasteve kur këto palë të treta janë ngarkuar nga CBN për të trajtuar dhe ofruar aktivitete të caktuara online (p.sh: zhvillimin e konkurseve ose lojërave). Këto palë të treta kanë të drejtën e hyrjes në informacionin personal që nevojitet për kryerjen e shërbimeve të tyre, por nuk duhet t'i përdorin për qëllime të tjera. Ne mund t'ua zbulojmë informacionin personal identifikues palëve të treta në respektim të kërkesave të ligjit, të procesit gjyqësor ose kërkesave nga agjensitë e zbatimit të ligjit, për të përmbushur Kushtet tona të Përdorimit, për të mbrojtur pronën ose sigurinë e faqjes tonë të internetit, ose për të marrë masa të arsyeshme për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e CBN dhe të tjerëve.

Njoftime të Shtytura

Ne dërgojmë njoftime push, shpërndarjen e informacionit nga një aplikacion softuerik në pajisjen tuaj mobile përmes shërbimeve të tilla si Shërbimi i Njoftimeve Push i Apple për pajisjet iOS dhe CD2M dhe Cloud Messaging i Google për pajisjet Android. Të dy shërbimet janë tipare standarde të këtyre sistemeve operative të pajisjes celulare. CBN-i administron hyrjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave tuaja personale që vijnë nga përdorimi juaj i këtyre shërbimeve.

E Drejta e Përdorimit Nga Prindërit

CBN dëshiron t'ju vijë në ndihmë prindërve duke i siguruar që fëmijët e tyre kalojnë një kohë argëtimi online të sigurt. Prindërit mund të na kontaktojnë nëse janë të interesuar të këqyrin çdo informacion identifikues të mbledhur rreth fëmijëve të tyre, ta fshijnë këtë informacion dhe/ose të kërkojnë që të mos mblidhen ose përdoren informacione të mëtejshme për fëmijët e tyre. CBN përpiqet të identifikojë identitetin e kujtdo që kërkon informacion rreth fëmijës, që të sigurohet se personi është me të vërtetë prindi i fëmijës.

Ndryshime Në Politikën e Privatësisë së Superlibrit

CBN mund ta ndryshojë politikën e saj në çdo kohë. Prindërit e fëmijëve të regjistruar do të njoftohen për çdo ndryshim thelbësor që lidhet me grumbullimin, përdorimin ose zbulimin e informacionit personal të fëmijëve. Ne i nxisim prindërit që të na njoftojnë për çdo ndryshim të adresave të tyre të e-mailit.

Si Të Na Kontaktoni

Mund të na kontaktoni nëse keni ndonjë koment, pyetje ose shqetësim, duke na dërguar një email në partners@cbn.com, ose duke na dërguar një letër në:

CBN Partner Services   
977 Centerville Turnpike   
Virginia Beach, VA 23463 

Ose mund të na telefononi në numrin 757-226-7000, nëse jeni të paktën 18 vjeç.

 

 

Professor Quantum
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.