Superbook App Icon
Superbook App
Open in the Superbook app
Skip to main content
Të gjitha episodet

Aventurë me Gjigant

Superlibri Episodi 106
Kris Kuantum nuk ka guxim t'i bjerë kitarës para spektatorëve. Superlibri i çon fëmijët të takojnë një djalë tjetër që duhej të përballej me 'gjigantin' e tij. Krisi, Xhoi dhe Gizmo bëhen shokë me djaloshin David, i cili po i çon ushqim vëllezërve të tij, që po ndeshen me filistejtë. Kur Davidi ndeshet me Goliathin, Krisi merr zemër për t'u përballur me gjigantët e tij.

Pyetje dhe Përgjigje të Ngjashme

Si tregon zgjedhja e Davidit si mbret nga Samueli se çfarë kërkon Perëndia te një udhëheqës?

Profeti Samuel duhej të zgjidhte një mbret të ri nga bijtë e Isait në Betlehem. Ai u sigurua të zgjidhte personin që Perëndia donte në këtë detyrë. Tek 1 Samuelit 16:4-13, Zoti i dha udhëzime të qarta Samuelit se si ta gjente mbretin e ri të Izraelit. Pika kyçe tregohet në mes të vargut shtatë ku Perëndia thotë: "Zoti nuk shikon si shikon njeriu. Njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.” Kështu, janë zemrat tona ato që kanë nevojë të drejtësohen para Perëndisë. E vetmja mënyrë për ta drejtësuar zemrën para Zotit është duke pasur një marrëdhënie me Jezusin.

Zbuloni se si mund të keni një zemër të pastër duke klikuar këtu

Si mundet që sfidat e mëdha, si përballja me një gjigant si Goliathi, të kthehen për mirë?

Mbreti Saul dhe ushtria e tij izraelite kishin një problem. Goliathi filiste i sfidoi dikujt që të vinte dhe të luftonte me të. Izraelitët ishin aq të frikësuar sa ia mbathën. Deri në momentin që Davidi u ngrit për të dalë kundër Goliathit, ata nuk ishin në gjendje të kuptonin se, duke qenë se Zoti ishte me ta, kushdo prej tyre, me besimin tek Perëndia, mund ta kishte mposhtur Goliathin. Kur përballemi me sfida në jetë, duhet të kemi besim te Zoti. Kjo do të na japë paqe dhe gëzim, jo ​​frikë siç kishte ushtria izraelite. Romakëve 5:3-5 na tregon se, “Ne gjithashtu mund të gëzohemi kur hasim probleme dhe sprova, sepse e dimë se ato na ndihmojnë të zhvillojmë qëndrueshmëri.”"

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Çfarë mund të mësojmë nga përgjigja e Davidit ndaj familjes së tij?

<p>Davidi ishte vëllai "i vogël" në familjen e tij. Ndërkohë që tre nga vëllezërit e tij po dëgjonin sfidën e Goliathit, Davidi ishte në Betlehem duke u kujdesur për delet e të atit. Isai i dha edhe një detyrë tjetër për të bërë. Ndonjëherë, ne duam të bëjmë diçka më të madhe dhe më të mirë nga ajo që jemi duke bërë. Për Perëndinë është e rëndësishme që ne të jemi besnikë në gjërat e zakonshme, të përditshme. Kjo e lejon Perëndinë të na besojë edhe gjëra më të mëdha! Davidi e kuptoi këtë dhe veproi me përgjegjshmëri duke i lënë delet nën kujdesin e një bariu tjetër para se të shkonte të takonte vëllezërit në fushën e betejës. Më poshtë janë tre këshilla nga Bibla në lidhje me marrëdhëniet familjare:</p><ul><li>"Fëmijë, binduni prindërve tuaj sepse i përkisni Zotit, sepse kjo është gjëja e duhur për të bërë" (Efesianëve 6:1-2a).</li><li>"Baballarë, mos i provokoni fëmijët tuaj në zemërim me mënyrën se si i trajtoni. Përkundrazi, rritini ata me disiplinën dhe udhëzimin që vjen nga Zoti" (Efesianëve 6:4).</li><li>"Duajeni njëri-tjetrin me dashuri të vërtetë dhe kënaquni duke nderuar njëri-tjetrin. Jetoni në harmoni me njëri-tjetrin" (Romakëve:12:10,16a).</li></ul>

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Si e ndihmuan Davidin përvojat e së shkuarës për të ardhmen?

Vëllezërit e Davidit e përçmuan atë si shumë "të vogël" dhe "të ri". Kur Davidi qëndroi para mbretit Saul, reagimi i tij ishte i njëjtë (1 Samuelit 17:30-39). Kjo mund të ketë mërzitur disa njerëz, por Davidi këmbënguli dhe i tregoi mbretit përvojat që kishte pasur në të shkuarën që t'i vërtetonte se nuk ishte aq i vogël. Zoti të krijoi në mënyrë unike (Psalmi 139) dhe ka një plan dhe qëllim për jetën tënde (Jeremia 29:11). Situatat që kaloni--të mira dhe të këqija--janë pjesë e këtij plani për t'ju bërë më të fortë. Përvojat e së shkuarës ju përgatisin për të ardhmen duke ndikuar në mënyrën si mendoni, si ndiheni dhe si veproni. Davidi e kishte parë ndihmën dhe mbrojtjen e Perëndisë në të kaluarën, dhe e përdori këtë si shtysë për të besuar që Perëndia do të ishte atje për të në të ardhmen. Edhe ti mund të veprosh kështu. Ashtu si Davidi, ti duhet të fokusohesh në zhvillimin dhe përdorimin e dhuntive dhe talenteve të tua që ato të bëhen pjesë e rëndësishme e jetës tënde dhe diçka që Perëndia mund ta përdorë në të ardhmen.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

A mundet një fëmijë i zakonshëm të mësojë ndonjë gjë nga historia e Davidit dhe Goliathit?

Ne mund të mos përballemi aktualisht me gjigantë si Goliathi në jetën tonë, por ne mund të kemi frikëra ose probleme që na duken po aq të mëdha. Ashtu si Davidi, ne mund të mbështetemi te fuqia e Perëndisë për të dalë fitimtarë. Ti + Perëndia jeni GJITHMONË më të mëdhenj se çdo armik ose sfidë me të cilët përballeni. Davidi ishte i vetëdijshëm se nuk mund ta mundte Goliathin me forcën e tij. Prandaj ai u mbështet në fuqinë e Zotit. Ai tha: "Kjo është beteja e Zotit," dhe tregoi se përfundimi do të ishte "që gjithë dheu do të mësonte se ka një Perëndi në Izrael" (1 Samuelit 17:46b). Ai u fokusua tek Perëndia dhe jo tek vetja e tij. Ai nuk e mori për vete lavdinë për mundjen e një gjiganti – Davidi ia dha lavdinë Zotit. Kur përballemi me sfida, duhet të përqendrohemi në forcën dhe fuqinë e Perëndisë dhe ta lavdërojmë Atë kur Ai na ndihmon (Psalmi 44:7-8).

Zbuloni se si mund ta njihni Perëndinë
Professor Quantum looking into camera
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.