Superbook is a registered trademark of The Christian Broadcasting Network, Inc.
All Rights Reserved.
© 2022 The Christian Broadcasting Network






Si e kuptojmë nga jeta e Marisë që Perëndia e di të ardhmen tonë?
Mesazhi i Perëndisë për Marinë përmbante disa premtime të jashtëzakonshme, që tregonin se Perëndia e dinte të ardhmen. Ai i tha që biri i saj, Jezusi, do të ishte i madh dhe që do të quhej Bir i Shumë të Lartit dhe që do të mbretërojë përgjithmonë. Ai i tha gjithashtu që mbretëria e Jezusit nuk do të ketë të sosur dhe që Ai do të quhet Biri i Perëndisë. Duke qenë se Perëndia e di të ardhmen, ju mund t'ja besoni atë Atij.
Si e tregon jeta e Jozefit që Perëndia jep udhëzime të qarta?
Kur Jozefi zbuloi që Maria ishte shtatzënë, ai donte të bënte atë që i dukej më e mirë - ta prishte fejesën e tyre në fshehtësi. Por Perëndia i foli atij me anë të një ëndrre dhe i dha udhëzime të qarta, të cilat ai duhej t'i ndiqte. Këto udhëzime shkonin kundër zakoneve hebraike: një njeri “i mirë” si Jozefi nuk do të martohej me një vajzë shtatzënë dhe ai do ta emëronte djalin e tij sipas vetes (si “Joe Junior” - hej, kjo është disi tërheqëse).
Sidoqoftë, profecia te Isaia 7:14 duhej të përmbushej: "Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë. Dëgjo! Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel." Emanuel do të thotë "Perëndia me ne". Jozefi bëri atë që Perëndia i tha në ëndërr dhe bota mori Shpëtimtarin e saj, pjesërisht prej bindjes së Jozefit ndaj Perëndisë. Ju duhet të besoni që kur Perëndia ju jep udhëzime (si nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës, ose nëpërmjet një ëndrre), bindja ndaj Tij është zgjedhja më e mirë.
A bëri ndonjë gabim Jezusi kur ishte i vogël?
Jezusi ishte Perëndi në formë njeriu, ndaj ne e dimë që Ai bëri një jetë plotësisht pa mëkate. Kështu ne e dimë që Ai nuk bëri asnjë gabim kur ishte fëmijë i vogël. Ai mund të ketë derdhur qumësht gabimisht, ashtu si do të bënte çdo fëmijë i vogël, por Ai nuk mëkatoi kurrë.
Cila profeci u përmbush me lindjen e Jezusit?
Profecia e cituar në Mateu 2:5-6 për lindjen e Jezusit vjen nga Mikea 5:2 në Dhiatën e Vjetër: “Në Betlehem në Judë,” [the wise men] tha, “sepse kështu shkroi profeti: Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e rëndësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin.>>" Dijetarët kërkuan Mbretin e Judenjve. Megjithatë, Jezusi është më shumë se kaq — Ai është Mbreti i Mbretërve (Zbulesa 19:16), mbretëria e të cilit nuk do të përfundojë kurrë (Luka 1:33). Lavdërojeni!
Cili ishte Lajmi i Mirë që iu nda barinjve?
Engjëlli i tha barinjve që lajmi i lindjes së Jezusit ishte lajmi i mirë që do t'i sillte gëzim të GJITHË njerëzve. Kur barinjtë e panë vetë të vërtetën, ata menjëherë adhuruan Perëndinë dhe shkuan t'u tregonin të tjerëve. Edhe ne mund ta ndajmë mesazhin që "Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që KUSHDO që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Gjoni 3:16).
Lavdi Perëndisë për këtë Lajm të Mirë, i cili është për të gjithë – edhe për JU!
Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!
JE GATI DO TË LARGOHESH NGA FAQJA E INTERNETIT TË SUPERBOOK!
MOS HARRONI TË KENI KUJDES KUR DALNI NGA FAQJA JONË. KUJDES KUR NDANI INFORMACION PERSONAL SI EMRI TUAJ, VENDI KU JETONI, NUMRI I TELEFONIT APO ARESA EMAIL-IT ME KUDO NË INTERNET! LUAJ I SIGURTË DHE ARGËTOHU!
EKIPI I SUPERLIBRIT
JU LUTEM MERRNI LEJEN PRINDËRORE PËR TË VAZHDUAR
Oops, there was a system malfunction!
Sorry, the website is having some problems right now!