Krisi gjendet përballë një sfide, “për të bërë atë që është e drejtë”, kur Tomi, një djalë i rritur, ngacmon Berin, një djalë më i vogël, tek parku i skejtbordit. SUPERLIBRI i bën fëmijët pjesë të një aventure gjatë së cilës takojnë Danielin dhe Mbretin Dar në vendin e Babilonisë. Përmes kësaj aventure, Krisi mëson që pavarësisht sa e vështirë është situata, kur luftoni për atë që është e drejtë, Perëndia do të jetë me ju.
Image
Vrumbullima e Luanit!
Krisi gjendet përballë një sfide, “për të bërë atë që është e drejtë”, kur Tomi, një djalë i rritur, ngacmon Berin, një djalë më i vogël, tek parku i skejtbordit. SUPERLIBRI i bën fëmijët pjesë të një aventure gjatë së cilës takojnë Danielin dhe Mbretin Dar në vendin e Babilonisë. Përmes kësaj aventure, Krisi mëson që pavarësisht sa e vështirë është situata, kur luftoni për atë që është e drejtë, Perëndia do të jetë me ju.
Si mund të mësojmë nga Danieli të bëjmë atë që është e drejtë?
Te Danieli 1:8, lexojmë se, “Danieli ishte i vendosur të mos ndotej”. Ne marrim vendime në bazë të asaj që besojmë se është e drejtë. Ja pse është e rëndësishme të dimë se çfarë besojmë dhe pse e besojmë atë gjë. Mund ta dish se çfarë të besosh duke lexuar Biblën. Bibla thotë se "[a]I gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar nga Perëndia dhe është i dobishëm për të na mësuar se çfarë është e vërtetë dhe për të na bërë të kuptojmë se çfarë është e gabuar në jetën tonë. që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë" (2 Timoteut 3:16).
Si e shfaqi Danieli karakterin e tij të perëndishëm?
Tek Danieli 6:4 ne shohim që prefektët nuk mund të gjenin asnjë arsye për ta kritikuar Danielin. Ai ishte besnik dhe i sinqertë dhe gjithmonë i përgjegjshëm. Perëndia shikon zemrën e njeriut (1 Samuelit 16:7), dhe për Të ka rëndësi karakteri. Perëndia kërkon që ne të bëjmë një jetë të pastër (1 Pjetrit 2:13-16) dhe na urdhëron të shfaqim frytin e Frymës (Galatasve 5:22-26) në jetën tonë. Disa nga vlerat e perëndishme që Danieli shfaqi ishin besnikëria, përgjegjësia dhe besueshmëria (Danieli 6:4). Ai ishte gjithashtu mirënjohës dhe lutej vazhdimisht (Danieli 6:10).
Si na e tregon jeta e Danielit që duhet të luftojmë dhe të veprojmë sipas asaj që besojmë?
Tek Danieli 6:10, lexojmë se "kur Danieli mësoi se ligji [against praying to anyone except the King] ishte nënshkruar, ai shkoi në shtëpi dhe u gjunjëzua si zakonisht në dhomën e tij të katit të sipërm, me dritaren e saj të hapur drejt Jeruzalemit. Ai lutej tri herë në ditë, ashtu siç kishte bërë gjithmonë, duke falënderuar Zotin e tij."
A nuk është e mahnitshme? Danieli pati shumë besim tek Perëndia dhe bëri me përpikmëri atë që Perëndia i tha, edhe kur gjërat ishin të vështira! Sjellja jonë flet vetë për ne. Ne gjithashtu duhet të besojmë tek Perëndia dhe të luftojmë për atë që besojmë, edhe në kushte të vështira. Po ashtu, Fryma e Shenjtë do të na ndihmojë gjatë kohëve të vështira.
A është jeta e Danielit një shembull i mirë që tregon se ne duhet të lutemi?
Patjetër që po. Tek Danieli 6:10 lexojmë që Danieli "lutej tre herë në ditë, siç kishte bërë zakonisht më parë, duke falënderuar Perëndinë e tij". Tani, tre herë në ditë nuk është ndonjë lloj numri magjik, por është e qartë që për Danielin lutja (biseda me Perëndinë) ishte shumë e rëndësishme. Koha kur bisedonte me Perëndinë ishte e çmuar për jetën e tij. Ishte gjithashtu një disiplinë -- ai lutej rregullisht çdo ditë. Në mënyrë që të rritemi si të krishterë, ne kemi nevojë të lutemi, po ashtu të lexojmë Biblën, të meditojmë mbi të dhe këtë ta bëjmë çdo ditë. Duke qenë se Danieli e ruajti marrëdhënien me Perëndinë, ai menjëherë iu lut Atij kur u gjeti veten në rrezik.
Si ndikoi tek të tjerët integriteti i jetës së Danielit?
Daniel ishte një njeri me integritet. Kjo cilësi ndikoi në njerëzit dhe kombet. Tek Danieli 6:25-26 mbreti Dar u shkroi tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banonin në gjithë dheun. Ai iu tha atyre që ta nderojnë dhe të kenë frikë nga Perëndia i Danielit, Perëndia i gjallë, mbretëria e të Cilit nuk do të shkatërrohet kurrë dhe Perëndia i Cili kryen mrekulli. Integriteti i Danielit pati një ndikim të vazhdueshëm. Në të njëjtën mënyrë, edhe intergriteti ynë mund të ndikojë tek njerëzit përreth. Mos harroni, Perëndia do t'ju ndihmojë të bëni një jetë me integritet.
Q&A
External Website Link
YOU ARE ABOUT TO LEAVE THE SUPERBOOK WEBSITE!
REMEMBER TO BE CAREFUL LEAVING OUR SITE. BE CAREFUL WHEN SHARING PERSONAL INFORMATION LIKE YOUR NAME, THE PLACE YOU LIVE, YOUR PHONE NUMBER OR EMAIL WITH ANYONE ON THE INTERNET! PLAY IT SAFE AND HAVE FUN!