Superbook App Icon
Superbook App
Open in the Superbook app
Skip to main content
Të gjitha episodet

Prova!

Superlibri Episodi 102
Krisi është shumë i emocionuar sepse ka marrë një Holo-9, sistemi i fundit i lojrave elektronike! Por ai fillon të ndihet paksa në faj kur dëgjon se një djalë i sëmurë në spital do të donte ta kishte një të tillë. Duhet ndihma e SUPERLIBRIT për ta kthyer Krisin, pasi ka takuar Abrahamin dhe Isakun. Nëpërmjet bindjes së Abrahamit ndaj Perëndisë, Krisi mëson që duhet të vendosë Perëndinë të parin, mbi gjithçka (edhe mbi një Holo9), dhe të gjitha gjërat e tjera do të shkojnë mirë.

Pyetje dhe Përgjigje të Ngjashme

Si e tregoi jeta e Abrahamit se Perëndia dëshiron të na bekojë?

Perëndia i premtoi Abramit (Abrahamit) dhuratat e tokës, një bir dhe shumë pasardhës. Perëndia e inkurajoi Abramin duke i treguar yjet në qiell natën. Ashtu si yjet, pasardhësit e Abramit do të ishin aq të shumtë sa nuk do të mund të numëroheshin. Perëndia është një Perëndi i dashur dhe dhurues, i Cili dëshiron t'i bekojë njerëzit e Tij. Ai premton t'ju mbrojë dhe ju inkurajon të mos keni frikë. Kur Perëndia ju bekon, e bën me qëllim që ju të jeni bekim për të tjerët.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Çfarë mund të mësojmë nga Abrahami dhe Sara, të cilët lindën një fëmijë, megjithëse ishin 'në moshë të kaluar'?

Asgjë nuk është e vështirë për Perëndinë! Kur kuptojmë se Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje, që Ai është i Plotfuqishmi, dhe që e Tija" është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi dhe madhëria” (1 Kronikave 29:11), mësojmë se asgjë nuk është tepër e vështirë për Zotin (Zanafilla 18:14, Jeremia 32:17) dhe që, “me Perëndinë asgjë s'është e pamundur” (Luka 1:37). Asgjë! Absolutisht asgjë!

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Si mund të kemi një marrëdhënie me Perëndinë si ajo e Abrahamit me Perëndinë?

Perëndia i ofroi Abramit si dhuratë një miqësi ose marrëdhënie të veçantë me TË! Pikërisht kështu: një miqësi të veçantë me VETË PERËNDINË! Ishte një dhuratë që do të zgjaste përgjithmonë. Adami dhe Eva e prishën marrëdhënien e tyre me Perëndinë duke mëkatuar. Rezultati është që “Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Kur ju rrëfeni mëkatin tuaj dhe e pranoni Jezusin si Shpëtimtar, marrëdhënia juaj me Perëndinë Atë restaurohet. “Paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23). Ju bëheni fëmijë të Perëndisë dhe keni jetë të përjetshme. Marrëdhënia jote me Perëndinë është përgjithmonë!

Zbuloni se si ju mund të keni një marrëdhënie me Perëndinë

Çfarë na tregon jeta e Abrahamit në lidhje me atë që duhet të jetë më e rëndësishme për ne?

Nga Abrahami ne mësojmë se duhet ta vendosim Perëndinë të parin mbi gjithçka. Perëndia ishte i pari në listën e Abrahamit. Ai pati besim tek Perëndia dhe u mbështet te premtimet e Tij. Ai iu bind Perëndisë dhe e vendosi Atë të parin mbi gjithçka, madje mbi dashurinë për djalin e tij të vetëm. Në 1 Samuelit 15:22, Perëndia thotë se “padurimi është më [o] i mirë se sakrifica”. Jezusi tha: "Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen.” (Mateu 6:33). Me fjalë të tjera, vendosni Perëndinë mbi të gjitha të tjerët.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

A na tregon prova e Abrahamit me Isakun që Perëndia do të sigurojë për ne?

Sigurisht që po! Ndonjëherë ne e gjejmë veten në situata të vështira ku mendojmë se asgjë dhe askush nuk mund të na nxjerrë prej tyre. Por Perëndia siguron, dhe kur ne i bindemi Atij, Ai gjithnjë e ka një plan. Perëndia siguroi dashin për sakrificën e Abrahamit. Ai zuri vendin e birit të vetëm të Abrahamit. Kjo është një "pamje" për ne që tregon se si Perëndia siguroi shpëtim për mëkatarët. Ishte nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij të vetëm, Jezusit (Qengjit të Perëndisë) në kryq. Jezusi është Dhurata e Përsosur e Perëndisë për ty. Lexoni Gjonin 3:16. Zëvendësoni fjalët "bota" dhe "të gjithë" me emrin tuaj.

Zbuloni se si ju mund të përjetoni Dhuratën e Përsosur të Perëndisë
Professor Quantum looking into camera
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.