Kur Krisi fillon të besojë se magjistari Mirakulo Mrekullibërësi ka vërtet fuqi, Superlibri i çon fëmijët në Galilenë e asaj kohe ku Jezusi kryen mrekulli të vërteta si shërimi i një të paralizuari, qetësimi i stuhisë në det dhe dëbimi i demonëve nga një njeri i demonizuar. Gjatë rrjedhës së aventurës së tyre të mrekullueshme, Krisi arrin të kuptojë se fuqia për të kryer mrekulli vjen vetëm nga Perëndia.
Image
Mrekullitë e Jezusit
Kur Krisi fillon të besojë se magjistari Mirakulo Mrekullibërësi ka vërtet fuqi, Superlibri i çon fëmijët në Galilenë e asaj kohe ku Jezusi kryen mrekulli të vërteta si shërimi i një të paralizuari, qetësimi i stuhisë në det dhe dëbimi i demonëve nga një njeri i demonizuar. Gjatë rrjedhës së aventurës së tyre të mrekullueshme, Krisi arrin të kuptojë se fuqia për të kryer mrekulli vjen vetëm nga Perëndia.
Si mund ta besojmë që Jezusi ka fuqinë të na ndihmojë dhe të na shërojë?
Tjetër gjë është të dimë në mendjen tonë se Jezusi ka fuqinë të na ndihmojë dhe të na shërojë. Dhe tjetër gjë është që vërtetë të besojmë dhe të shpresojmë se Ai do e bëjë këtë gjë. Bibla na mëson se duhet t'i lutemi Jezusit për atë që kemi nevojë dhe duhet të kemi besim që Ai do të na dëgjojë dhe do t'i përgjigjet lutjeve tona. Tek Mateu 7:7 lexojmë se Jezusi tha: "Lypni dhe do t'ju jepet.". Dhe tek 1 Pjetrit 2:24, Pjetri na se Jezusi "vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat."
Andrea e çoi vëllanë e tij, Simonin, të takonte Jezusin. Të dy ndoqën Jezusin dhe Simoni u bë Pjetër (që do të thotë "shkëmbi"), një udhëheqës në kishën e hershme. Katër miqtë sollën tek Jezusi të paralizuarin dhe shërimi i tij i mahniti njerëzit që e adhuruan Perëndinë. Jezusi i fton të gjithë të vijnë tek Ai. "Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje" (Mateu 11:28). Jezusi ofroi gjithashtu shërim, falje dhe jetë të përjetshme. Këto janë arsye të forta që na ndihmojnë t'i sjellim njerëzit tek Jezusi!
Përse duhet të besojmë dhe të mbështetemi tek Jezusi?
Jezusi, Biri i Perëndisë, është i plotfuqishëm. Ai do që ju të keni besim dhe jo frikë. Tek Gjoni 14:1 Jezusi tha: "Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!" Mbreti David, i cili u përball me shumë probleme, shkroi: "Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë." (Psalmi 56:3-4). Pavarësisht se me çfarë jeni duke u përballur, Jezusi ka premtuar të jetë gjithmonë me ju. Vendoseni besimin tuaj te Ai dhe lëreni paqen e Tij t'ju qetësojë ashtu si Ai qetësoi erën dhe detin.
Mrekullitë, që Jezusi bëri, na tregojnë se Ai është i gjithëpushtetshëm. Ai ka pushtet si mbi botën fizike edhe mbi botën frymërore. Jezusi erdhi në tokë për të na shfaqur Perëndinë. Ai na tregoi se, për të shkuar tek Perëndia dhe për të pasur jetë të përjetshme, ne duhet të kujtojmë se jemi mëkatarë, pra duhet të rrëfejmë mëkatin tonë dhe të besojmë që Jezusi vdiq në kryq për ne. Ky është Ungjilli ose Lajmi i Mirë. Ashtu si i demonizuari, të cilin Jezusi e shëroi, edhe ju mund të shkoni dhe t'u tregoni të tjerëve "çfarë gjërash të mëdha ka bërë Jezusi" në jetën tuaj.
Përse duhet ta besojmë dhe ta jetojmë Fjalën e Perëndisë?
Në Jakovin 2:17, lexojmë se, "[F]Besimi në vetvete nuk është i mjaftueshëm. Në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur dhe i padobishëm." Ju nuk duhet vetëm ta dëgjoni dhe ta besoni Fjalën e Perëndisë, por duhet ta jetoni dhe të tregoni frytin e Frymës në jetën tuaj të përditshme. Duke treguar dashuri, gëzim, paqe, durim, mirëdashje, mirësi, besim, zemërbutësi, vetëkontroll dhe duke bërë vepra të mira, ju do të lejoni "të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell" (Mateu 5:16).
JE GATI DO TË LARGOHESH NGA FAQJA E INTERNETIT TË SUPERBOOK! MOS HARRONI TË KENI KUJDES KUR DALNI NGA FAQJA JONË. KUJDES KUR NDANI INFORMACION PERSONAL SI EMRI TUAJ, VENDI KU JETONI, NUMRI I TELEFONIT APO ARESA EMAIL-IT ME KUDO NË INTERNET! LUAJ I SIGURTË DHE ARGËTOHU!