Në kopshtin e familjes Kuantum, gjatë një loje lufte me ujë, Xhoi lag pa dashje sistemin operativ të Gizmos dhe ai çakordohet. Për shkak të kësaj, Krisi zemërohet shumë me Xhoin dhe i thotë se nuk do e falë kurrë. SUPERLIBRI ndërhyn dhe i çon fëmijët në kohën e Jakobit dhe Esaut. Të dy vëllezërit hahen me njëri-tjetrin për shumë gjëra, por kur Esau heq dorë nga parëbirnia e tij dhe Jakobi mashtron të atin ata bëhen të largët për shumë e shumë vite. Kur Jakobi më në fund shkon te Esau dhe ky vendos në zemrën e vet ta falë të vëllanë, edhe Krisi vendos ta falë Xhoin.
Image
Jakobi dhe Esau
Në kopshtin e familjes Kuantum, gjatë një loje lufte me ujë, Xhoi lag pa dashje sistemin operativ të Gizmos dhe ai çakordohet. Për shkak të kësaj, Krisi zemërohet shumë me Xhoin dhe i thotë se nuk do e falë kurrë. SUPERLIBRI ndërhyn dhe i çon fëmijët në kohën e Jakobit dhe Esaut. Të dy vëllezërit hahen me njëri-tjetrin për shumë gjëra, por kur Esau heq dorë nga parëbirnia e tij dhe Jakobi mashtron të atin ata bëhen të largët për shumë e shumë vite. Kur Jakobi më në fund shkon te Esau dhe ky vendos në zemrën e vet ta falë të vëllanë, edhe Krisi vendos ta falë Xhoin.
Çfarë na mëson Bibla për veçantinë e dy njerëzve si Jakobi dhe Esau?
A nuk është e mahnitshme se si dy njerëz asnjëherë nuk kanë të njëjtat shenja gishtërinjsh? Perëndia e ka krijuar gjithësecilin prej nesh në mënyrë unike. Edhe para se të lindnit, Perëndia dinte gjithçka rreth jush (Psalmi 139:13-16). Ngazëllohuni për shumëllojshmërinë e njerëzve, pranoni ndryshimet mes tyre dhe falenderojeni Perëndinë për atë që ju bën unikë.
Në ç'mënyrë historia e Jakobit dhe Esaut na tregon se veprimet tona kanë pasoja?
Të gjitha veprimet kanë pasoja, qofshin ato të mëdha ose të vogla, të mira ose të këqija, afatshkurtra ose afatgjata. “Nëse... atëherë” është një parim “shkak-pasojë” në jetë që e shohim në të gjithë Biblën. Në fillim, veprimet e Adamit dhe Evës patën pasoja, që prekën çdo njeri – përfshirë juve. Veprimet tuaja nuk ju prekin vetëm juve, por edhe të tjerët. Përpiquni të sillni ndërmend disa pasoja të mundshme para se të veproni.
A duhet të kërkoni falje kur i bëni diçka të gabuar dikujt?
Perëndia na fal shpejt – por ne nuk i falim gjithmonë shpejt të tjerët. Bibla na mëson se Perëndia është një Perëndi që fal. Kur ne kërkojmë faljen e Tij, Ai ka premtuar se do të na falë (1 Gjoni 1:9). Jezusi foli shumë për faljen kur jetoi në tokë dhe e vuri shumë shpesh në pah rëndësinë e saj. Ai tha: “Falni dhe do të jeni të falur” (Luka 6:37). Gjithashtu, tek Shëmbëlltyra e Huadhënësit Ai na paralajmëron për pasojat e mosfaljes (Mateu 18:23-35). Shëmbëlltyra e Djalit të Humbur (Luka 15) e vë theksin tek pendimi, por gjithashtu na tregon se ne duhet të përpiqemi dhe të kërkojmë falje nëse kemi bërë një padrejtësi ndaj dikujt.
Falja është një dhuratë që ju mund ta jepni ose merrni. Ajo është një dhuratë që ju bën të lirë nga frika, zemërimi, madje edhe nga hakmarrja. Bibla na mëson se duhet të "jemi të dashur, të butë, duke e falur njëri-tjetrin, ashtu si Perëndia na ka falur në Krishtin” (Efesianëve 4:32). Jezusi jep një mësim të rëndësishëm në lidhje me mosfaljen: “Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t'ua falë juve gabimet tuaja” (Mateu 6:14-15). Ruajeni këtë mësim sepse, ashtu si me çdo dhuratë, ju jeni ata që vendosni nëse do falni apo jo.
Në ç'mënyrë jeta e Jakobit na tregon se ne nuk mund të shkojmë askund larg Perëndisë?
Në kohën e Jakobit, njerëzit besonin se perënditë e tyre ishin vetëm në vendet ku jetonin. Megjithatë, Jakobi mësoi se Perëndia gjendet kudo. Kur ai po ia mbathte nga vëllai i tij, ëndrra që pa, e ndihmoi të kuptonte se Perëndia ishte ende me të. Ju mund t'ja mbathni nga njerëzit, por nuk mund t'ja mbathni ose t'i fshiheni Perëndisë. Perëndia ka premtuar se do jetë gjithmonë me ju.
JE GATI DO TË LARGOHESH NGA FAQJA E INTERNETIT TË SUPERBOOK! MOS HARRONI TË KENI KUJDES KUR DALNI NGA FAQJA JONË. KUJDES KUR NDANI INFORMACION PERSONAL SI EMRI TUAJ, VENDI KU JETONI, NUMRI I TELEFONIT APO ARESA EMAIL-IT ME KUDO NË INTERNET! LUAJ I SIGURTË DHE ARGËTOHU!