Superbook App Icon
Superbook App
Open in the Superbook app
Skip to main content
Të gjitha episodet

Dhjetë urdhërimet

Superlibri Episodi 105
Familja Kuantum së bashku me Xhoin dhe Gizmon janë në kamping kur Krisi vendos me kokën e vet të sillet në mënyrë aventureske duke injoruar rregullat e vendosura nga prindërit dhe rojtari i pyllit. Mosbindja e tij bën që Superlibri ta dërgojë treshen tonë energjike në një udhëtim prapa në kohë, në mënyrë që ata të mësojnë se rregullat janë vendosur për t'i mbrojtur ata - jo për ta bërë jetën e mërzitshme!

Pyetje dhe Përgjigje të Ngjashme

Si mund të besoni që Perëndia do të sigurojë për nevojat tuaja, siç bëri për Izraelitët në shkretëtirë?

Një nga emrat e Perëndisë është "Jehova Jireh" që do të thotë "Perëndia do të sigurojë”. Kjo nuk do të thotë se Perëndia do t'ju japë çdo gjë që dëshironi (Ai është Perëndia – jo një xhind në shishe), por Ai do të sigurojë për nevojat tuaja. Perëndia premton të sigurojë për ata që e duan dhe i binden Atij. Ne mund ta besojmë këtë sepse Ai e mban gjithnjë premtimin e Tij. Tek Filipianët 4:19, apostulli Pal shkroi që: “[D]he Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus.”. Në vend që të ankoheni dhe të jeni urdhërues, besoni që Perëndia do të sigurojë për nevojat tuaja. Ai është gjithnjë besnik!

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

A duhet vërtetë që Perëndia të jetë i pari në jetën tuaj?

Perëndia i dha popullit të Izraelit (dhe neve) Dhjetë Urdhërimet për t'i ndihmuar dhe mbrojtur ata. Urdhërimet e para kanë të bëjnë me marrëdhënien e Perëndisë me popullin e Tij, si në komunitet edhe individualisht. Kjo do të thotë: “Vendosni Perëndinë të parin”. Perëndia dëshiron të jetë numri një në jetën tuaj. Bëjeni Atë personin më të rëndësishëm të jetës suaj. Kur Jezusin e pyetën se cili ishte urdhërimi më i madh, Ai tha: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.” (Mateu 22:37). Ky është çelësi i ligjeve të Perëndisë dhe i mësimeve të Jezusit.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Përse është e rëndësishme t'i ndjekim udhëzimet e Perëndisë?

Një tren, që qëndron në shina, është i lirë të ecë me shpejtësi dhe të bëj atë për të cilën është krijuar. Kur nuk ka shina, treni nuk mund të shkojë asgjëkundi. Udhëzimet e Perëndisë për jetën janë si shinat. Po i ndoqëm, do të përjetojmë liri dhe përmbushje, dhe do të jetojmë ashtu si Perëndia na ka krijuar të jetojmë. Vendoseni Perëndinë të parin dhe ndiqini udhëzimet e Tij për jetën.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

Çfarë mund të mësoni nga përgjigja e Aaronit ndaj Moisiut pasi ai bëri viçin e artë?

Edhe pse Aaroni u tha njerëzve t'i jepnin atij unazat prej ari, ai u justifikua dhe madje e gënjeu Moisiun kur u përball me të. Ai nuk mbajti përgjegjësi për veprimet e tij.

Izraelitët u treguan të paduruar dhe nuk iu bindën Perëndisë. Pasojat e mëkatit të tyre ishin shumë të rënda. Megjithatë, Perëndia na do aq shumë sa, në vend që të na ndëshkonte për veprimet tona të gabuara, Ai bëri një mënyrë që të na falemi: Jezusi mori dënimin për mëkatin tonë kur vdiq në kryq.

Ju duhet të mbani përgjegjësi për sjelljet tuaja dhe të rrëfeni mëkatet. Perëndia ka premtuar të të falë nëpërmjet Jezus Krishtit. Perëndia është një Perëndi i dhembshur dhe i mëshirshëm, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe besnikëri. Në Bibël mund të mësoni gjithashtu për gabimet e njerëzve me qëllim që ju të mund t'i shmangni të njëjtat gabime në të ardhmen.

Si mund ta ndryshojë jetën tonë koha që kalojmë me Perëndinë (siç bëri Moisiu)?

Koha që kalojmë me Perëndinë na ndryshon. Për Moisiun, fytyra e tij u bë e shndritshme. Qëndrimi në praninë e Tij, lutja, bisedimi me Të, leximi i Fjalës dhe gjërat që mësojmë për Të na ndryshojnë nga brenda. Ne jemi të mbushur me Frymën dhe dashurinë e Perëndisë, dhe Ai na jep fuqi, forcë dhe urtësi për ta jetuar çdo ditë për Të: “Dhe ne transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit” (2 Korintasve 3:18). Ndërkohë që kaloni kohë me Perëndinë, Ai do t'ju ndryshojë së brendshmi dhe ju do të bëheni gjithnjë e më shumë si Ai dhe karakteri i Tij.

Professor Quantum looking into camera
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.