Superbook App Icon
Superbook App
Open in the Superbook app
Skip to main content
Të gjitha episodet

Në fillim

Superlibri Episodi 101
Krisi nuk i bindet të atit duke hyrë vjedhurazi në laboratorin e profesor Kuantit për të parë shpikjen e tij të fundit; aty pëson një aksident dhe gati shkatërron veprën e tij sekrete të papërfunduar. Krisit i vjen turp dhe nuk di çfarë t’i thotë të atit. SUPERLIBRI ndërhyn dhe i çon tre heronjtë tanë në një udhëtim për të parë rënien e Luciferit dhe shndërrimin në Satana gjatë një beteje të ashpër qiellore.

Pyetje dhe Përgjigje të Ngjashme

Çfarë do të thotë shprehja: "përpara shkatërrimit vjen kryelartësia"? Si lidhet kjo me Satanin?

Luciferi ishte një engjëll i bukur, por shumë krenar, mendjemadh dhe tejet ambicioz. Ai donte të ishte si Perëndia. Ai organizoi një rebelim kundër engjëjve dhe një betejë e madhe ndodhi në qiell. Rezultati? Satani ra nga qielli (Isaia 14:12-15). Bobo. Lëvizje e gabuar. Luciferi u bë ai që sot i referohemi si "engjëlli i rënë", Djalli ose Satani. Në jetë, duhet të ruheni nga sjelljet dhe veprimet tuaja. Bibla na paralajmëron në lidhje me qëllimet egoiste (Galatasve 5:20) dhe na nxit të shpalosim frytin e Frymës në jetët tona. Bindjuni Perëndisë në mënyrë që shprehja: "Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia" (që gjendet tek Fjalët e Urta 16:18) të mos jetë e vërtetë në jetën tuaj.

Zbuloni dashurinë dhe planin e Perëndisë për ju

A mund të jemi ne krijues si Perëndia?

Përgjigja është edhe po edhe jo!

U pështjelluat?

Në fakt, ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Duke qenë se Perëndia është Krijuesi edhe ne mund të kemi aftësinë për të qenë krijues. Një ndryshim i madh është se çfarëdo që bëjmë, ne krijojmë nga diçka që tashmë ekziston. Bibla na thotë se Perëndia krijoi diçka nga asgjë. Ai e krijoi universin dhe gjithçka në të vetëm duke folur. Perëndia tha: “Le të ketë dritë” (Zanafilla 1:3) dhe, “Le të bëjmë...” (Zanafilla 1:26) — dhe pastaj u bë E VËRTETË. Bibla na mëson se Perëndia Ati, Perëndia Biri dhe Perëndia Shpirti i Shenjtë (Triniteti ose Triune-domethënë Zoti tre në një) ishin të pranishëm në Krijim në fillim (Zanafilla 1:1).

Zbuloni dashurinë e Perëndisë

A mund t’i ishin bindur Adami dhe Eva Perëndisë dhe të mos kishin ngrënë nga Pema e Njohjes së të Mirës dhe të së Keqes?

Perëndia i dha Adamit dhe Evës dy rregulla për të zbatuar: Hani çdo frut në kopsht, por mos hani frutin e Pemës së Njohjes së të Mirës dhe të së Keqes (Zanafilla 2:16). Adami dhe Eva zgjodhën t'i binden Perëndisë derisa u tunduan nga gjarpri. Perëndia vendosi Adamin dhe Evën në një botë të mrekullueshme dhe u dha rregulla të qarta si dhe lirinë për t'i zbatuar ose jo. Kur Satani e tundoi Evën, ajo mund të kishte thënë "jo". Por, Adami dhe Eva zgjodhën të mos i binden Perëndisë dhe të bënin atë që donin. Ne të gjithë duhet të mësojmë bindjen: të zgjedhim t’i rezistojmë tundimit dhe t’i bindemi Perëndisë. Ligji i Përtërirë 11:26-28 e thekson edhe më tepër këtë zgjedhje. Mesazhi i Zotit është ky: “Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të ZOTIT, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj; mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të ZOTIT, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.”

Zbuloni dashurinë e Perëndisë

Në ç'mënyrë na tregon historia e Adamit dhe Evës se veprimet kanë pasoja?

Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë. Por, kur Perëndia i pyeti se çfarë ndodhi, Adami ia hodhi fajin Evës dhe Eva ia hodhi fajin gjarprit. Ata mëkatuan dhe veprimet e tyre kishin pasoja. Një ndër to ishte edhe thyerja e marrëdhënies me Perëndinë. Nëse hidhni një gur në liqen, ai do të formojë vazhdimisht rrathë shumë më të mëdha se vetë guri. Ato janë pasoja. Pasoja është rrjedhim ose përfundim. Të gjitha veprimet kanë pasoja, qoftë të mira apo të këqija, në varësi të veprimit. Në Bibël ka shumë shembuj ku ne shohim pasoja të veprimeve - ndonjëherë të mira dhe ndonjëherë jo aq të mira. Këto ndjekin një model “Nëse (veprim), atëherë (pasojë)”. Zanafilla 3:3 - “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni”. Eksodi 20:12 - “Nëse e nderon nënën dhe babanë tënde, atëherë do të jetosh gjatë." Ligji i Përtërirë 6:3: “Nëse ju bindesh, atëherë gjithçka do të shkojë mirë me ju." 1 Gjoni 1:8 - “Nëse pretendojmë se nuk kemi mëkat, ne vetëm po e mashtro [then] jmë veten dhe nuk jetojmë në të vërtetën.” 1 Gjoni 1:9 - “Por nëse i rrëfejmë mëkatet tona atij, [then] ai është besnik dhe i drejtë për të na falur mëkatet tona dhe për të na pastruar nga çdo ligësi.” Romakëve 6:23 - Po mëkatuat, atëherë pasoja e mëkatit është vdekja. Nëse e pranoni Jezusin si Shpëtimtarin tuaj, atëherë do të merrni jetën e përjetshme."

Zbuloni se si Jezusi e restauroi marrëdhënien tonë me Perëndinë

A mund të ketë një fund të lumtur historia e Adamit dhe Evës?

  • Kur Perëndia i foli gjarprit, Ai iu referua fitores së Krishtit mbi Satanin përmes vdekjes së Jezusit në kryq. "Dhe unë do të vendos armiqësi midis teje dhe gruas, dhe midis farës tënde dhe farës së saj; Ai do t'ju mavijojë kokën dhe ju do t'i mavijoni thembrën e Tij" (Zanafilla 3:15, NKJV).
  • Thuhet se kur Perëndia bëri veshje me lëkurët e kafshëve, ishte për të drejtuar tek Jezusi, Qengji i Perëndisë që vdiq për të na shpëtuar.
  • A keni menduar se Arka e Noeut përfaqëson shpëtimin përmes Jezusit? (Zanafilla 6, Hebrenjve 11:7)? Po Jona që qëndroi brenda peshkut të madh për tre ditë para se të çlirohej (Jona 1:17, Mateu 12:40)?

Plani i Perëndisë për jetën tënde përfshin faljen (Gjoni 3:16, 1 John 1:9) dhe jep "një shpresë dhe një të ardhme" (Jeremia 29:11).

Zbulo planin e Perëndisë për ty
Professor Quantum looking into camera
Pyetjet dhe përgjigjet e profesorit Quantam

Aplikacioni Biblik Superbook për Fëmijë

Image
mobile preview
  • Bibla e lehtë për t’u kuptuar
  • Luaj më shumë se 20 lojëra argëtuese
  • Shikoni episode të plota dhe falas të Superbook

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit dhe ndikimit të Superbook!

Icon
Superbook Kids Bible App

Shkarkoni aplikacionin Superbook Bible!

Sillni Biblën në jetë për të gjithë familjen me një Bibël të lehtë për t’u kuptuar, video dhe lojëra biblike argëtuese dhe tërheqëse.