

Kur Krisi fillon të besojë se magjistari Mirakulo Mrekullibërësi ka vërtet fuqi, Superlibri i çon fëmijët në Galilenë e asaj kohe ku Jezusi kryen mrekulli të vërteta si shërimi i një të paralizuari, qetësimi i stuhisë në det dhe dëbimi i demonëve nga një njeri i demonizuar. Gjatë rrjedhës së aventurës së tyre të mrekullueshme, Krisi arrin të kuptojë se fuqia për të kryer mrekulli vjen vetëm nga Perëndia.

